Ndërlidhjet

Westerwelle në Shkup, kërkon zgjidhjen e krizës politike


Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle gjatë vizitës në Maqedoni
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle gjatë vizitës në Maqedoni
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Guido Westerwelle gjatë vizitës së sotme në Shkup ka kërkuar nga partitë politike, zgjidhjen e shpejtë të krizës politike. Pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, shefi i diplomacisë gjermane, tha se vendi i tij është i brengosur për krizën politike dhe apeloi për mirëkuptim nga të gjithë faktorët politik në vend të cilët duhet që në plan të parë të vendosin interest nacionale dhe të tregojnë gadishmëri për kompromis dhe fleksibilitet në kapërcimin e situatës aktuale.

“Unë me të vërtetë kërkoj nga të gjithë që të shikojnë drejt qëllimit kryesor, drejt interesave nacionane. Kriza politike kërkon zgjidhje dhe ajo duhet të zgjidhet nga liderët e partive politike. Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por për arritjen e kësaj ka ende shumë për të bërë. Rregullat janë të njejta për të gjithë dhe ato duhet të respektohen”, u shpreh Ministri i jashtëm i Gjermanisë.

I pyetur se a do të merr Maqedonia datën për fillimin e bisedimeve në qershor, shefi i diplomacisë gjermane tha se nuk dëshiron të prejudikoj pasi duhet pritur raportin e KE-së.

Përveç me Ministrin e Jashtëm Poposki, Westerwelle është takuar edhe me presidentin Gjorgje Ivanov dhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Fatmir Besimi ndërsa me kryeministrin Nikolla Gruevski kishte zhvilluar vetëm një bisedë telefonike.
XS
SM
MD
LG