E enjte, korrik 24, 2014 Kosova 06:23

Lajmet

Aksidentohet zv/presidenti i Parlamentit Evropian

Parlamenti EvropianParlamenti Evropian
x
Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Alexander Alvaro, është lënduar seriozisht në një aksident me makinë në Gjermaninë Perëndimore, ka thënë zëdhënësi i grupit të liberalëve evropianë, njofton agjencia e lajmeve, Reuters.

Alvaro, 37 vjeç është anëtar i Demokratëve të Lirë të Gjermanisë.

“Jam informuar për aksidentin me makinë, ku është përfshirë Alexander Alvaro, dhe jam shokuar për këtë aksident të tmerrshëm. Në emër të Parlamentit Evropian dhe kolegëve të tij, i uroj atij shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka thënë presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz në një deklaratë për media.