E enjte, tetor 02, 2014 Kosova 02:20

Lajmet

Exit-pollet në Itali: Prin Bersani

Pier Luigi BersaniPier Luigi Bersani
x
Pier Luigi Bersani
Pier Luigi Bersani
Exit-pollet për zgjedhjet parlamentare në Itali tregojnë se koalicioni i qendrës së majtë prin në të dyja dhomat e Parlamentit.

Sipas tyre, koalicioni i Pier Luigi Bersanit ka fituar 35 deri në 37 për qind të votave, ndërsa grupi konservator i Silvio Berlusconit rreth 30 për qind.

Bersani ka qenë në përparësi edhe në sondazhet parazgjedhore, por analistët dyshojnë se ai do të jetë në gjendje të formojë shumicën stabile, e cila do të shtyjë përpara reformat ekonomike.

Votimet në Itali janë mbajtur sot dhe dje.