E shtunë, prill 19, 2014 Kosova 06:21

Lajmet

“Mbledhja e fshehtë” mund të mbahet më herët

VatikanVatikan
x
Vatikan
Vatikan
Madhësia e shkronjave - +
Vatikani ka bërë të ditur se Papa Benedicti XVI ka nënshkuar një dekret special, i cili u ofron kardinalëve mundësinë për të mbajtur më herët mbledhjen e fshehtë, për zgjedhjen e pasardhësit të tij.

“Kolegjit të Kardinalëve i jap mundësinë që të mbajë më herët mbledhjen e fshehtë, posa të jenë të pranishëm të gjithë kardianlët”, ka thënë Benedicti XVI.

Në zgjedhjen e papës së ri marrin pjesë 116 kardinalë nga e gjithë bota, ndërsa mbledhja e fshehtë mbahet tradicionalisht 15-20 ditë nga lirimi i karriges së papës.

Benedicti XVI ka thënë se do të heqë dorë nga detyrat e Papatit më 28 shkurt, për shkaqe shëndetësore. Ai është papa i parë në gati 600 vjet që jep dorëheqje.