E enjte, shtator 18, 2014 Kosova 07:39

Lajmet

Irani kritikon filmin “Argo”

Regjisori i filmit "Argo", Ben AffleckRegjisori i filmit "Argo", Ben Affleck
x
Regjisori i filmit "Argo", Ben Affleck
Regjisori i filmit "Argo", Ben Affleck
Irani ka kritikuar filmin “Argo” të regjisorit Ben Affleck, i cili ka marrë çmimin kryesor të Oscar-it.

“Këtij filmi anti-iranian i mungojnë aspektet artistike. Është film i dobët nga perspektiva artistike, por nuk kemi pritur diçka tjetër nga armiku”, ka thënë ministri për Kulturë i Iranit, Mohammad Hosseini.

“Arko” bazohet në ngjarje të vërtetë dhe flet për ikjen e guximshme të një grupi diplomatësh amerikanë, të cilët fshiheshin në rezidencën e ambasadorit kanadez në Teheran, gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Çmimet më prestigjioze të Hollywood-it, Oscar-ët, janë ndarë të dielën mbrëma në Los Angjelos.