Ndërlidhjet

Vërshime në Maqedoni, një i vdekur


Foto nga vërshimi i një lumi në pjesë lindore të Maqedonisë
Foto nga vërshimi i një lumi në pjesë lindore të Maqedonisë
Një 51-vjeçar vdiq të hënën vonë, pasi që ujërat e lumit e rrëmbyen atë larg në përpjekje që të kalojë mbi lumin Dlaboqica në rajonin e Kumanovës.

Trupi i të ndjerit u gjet sot dy kilometra larg vendëngjarjes. Pjesë të rajonit të Strumicës, Radovishit, Koçanit, Shtipit, Shën Nikollës dhe Kumanovës janë përmbytur nga një rrëke shiju që ka kapluar disa rajone të Maqedonisë, njofton agjencia shtetërore e lajmeve, MIA.

Ujërat kanë shembur ura duke bllokuar disa fshatëra, ndërsa dy diga pranë Probishtipit dhe Koçanit janë tejmbushur. Për më tepër, dëme të mëdha janë raportuar edhe në kulturat bujqësore.

Për të parandaluar shpërthimin e digës Pisica pranë Probishtipit, janë hapur dy valvola për lirim të ujit. Rreth 1 mijë e 500 thasë me rërë janë vendosur nga ana e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit për ndërhyrje në vendet kritike.

Vendbanime dhe fshatëra në rajonin e Probishtipit janë përmbytur dhe uji ka hyrë në shtëpitë dhe objektet ndihmëse.

Nga intesiteti i madhë i shiut, janë bllokuar edhe disa rrugë regjionale nga rrëshqitja e dheut.
XS
SM
MD
LG