E mërkurë, korrik 23, 2014 Kosova 15:58

Lajmet

Komiteti i Senatit, mbështet kandidimin e Jack Lew për Sekretar të Thesarit

Jack Lew, Foto ArkivJack Lew, Foto Arkiv
x
Jack Lew, Foto Arkiv
Jack Lew, Foto Arkiv
Komitetit për Financa i Senatit amerikan, ka mbështetur kandidatin e presidentit Barak Obama Jack Lew për Sekretar të Thesarit. Miratimi i së martës nga Komitetit hap rrugën për një votim të plotë nga Senati të mërkurën.

Është e paqartë nëse republikanët do kundërshtojnë emërimin apo do të prezantojnë pengesa procedurale në votim. Leë pritet që përfundimisht të fitojë konfirmimin në Senat, ku demokratët mbajnë shumicën.

Lew, ish shefi i stafit të Obamës dhe drejtor buxhetor në mandatin e parë të Obamës dhe në mandatet ish-presidentit Bill Klinton, do të jetë pasardhës i Timothy Geithner i cili në janar e ka përfudnuar mandatin e tij 4 vjeçar.