Ndërlidhjet

Raportet e KE-së dhe Ashtonit - vendimtare për Serbinë


Stefano Sannino
Stefano Sannino
Vendimi për datën e negociatave evropiane të Serbisë do të merret në bazë të raportit të Komisionit Evropian, por edhe të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm për zgjerimin e bllokut, Stefano Sannino.

Ai ka sqaruar se Ashton do të raportojë për arritjet në dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa Komisioni Evropian për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe të reformave të tjera.

“Prilli është muaj vendimtar për Serbinë, çfarë do të thotë se ekipi negciues i Beogradit ka një muaj e gjysëm kohë që të arrijë marrëveshje për çështjet e hapura me Prishtinën”, ka thënë Sannino për mediat serbe.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar deri më tash pesë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, por nën praninë edhe të baroneshës Ashton.

Bisedimet thuhet se kanë për qëllim të normalizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se rezultatet nga ky proces janë esenciale për avancimin e të dyja vendeve në rrugën evropiane.

Rrethi i ardhshëm i bisedimeve është caktuar për datën 4 mars.
XS
SM
MD
LG