Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Almati, 27 shkurt 2013.
Almati, 27 shkurt 2013.
Në Almati të Kazakistanit ka nisur dita e dytë e bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, në lidhje me aktivitetin bërthamor të Republikës Islamike.

Bisedimet po udhëheqen nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila mbikëqyr kontaktet me Iranin, në emër të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë.

Pritjet që këto bisedime të prodhojnë rezultat, janë shumë të vogla.

Perëndimi druan se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Teherani zyrtar hedh poshtë akuzat.

Bisedimet në Almati janë të parat në tetë muaj.
XS
SM
MD
LG