E premte, tetor 31, 2014 Kosova 13:05

Lajmet

Kerry takon liderët francezë

Paris, 27 shkurt 2013.Paris, 27 shkurt 2013.
x
Paris, 27 shkurt 2013.
Paris, 27 shkurt 2013.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, diskuton sot në Paris krizat në Siri dhe Mali.

Kerry takon presidentin e Francës, Francois Hollande, dhe ministrin e Jashtëm, Laurent Fabius.

Të martën, kryediplomati amerikan ka qenë në Berlin, për bisedime me zyrtarët gjermanë.

Ai po ashtu ka takuar për herë të parë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe kanë kaluar më shumë se një orë duke folur për Sirinë.

Dikustimet e Kerryt për konfliktin në Siri ndodhin në prag të takimit të së enjtes në Romë të "Miqve të Sirisë" me opozitën siriane.

Takimi në Romë ka për qëllim të gjejë zgjidhje për krizën dyvjeçare midis rebelëve dhe forcave qeveritare.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në këtë konflikt.