E enjte, gusht 21, 2014 Kosova 06:19

Lajmet

Benedicti tubon mijëra njerëz

Vatikan, 27 shkurt 2013.Vatikan, 27 shkurt 2013.
x
Vatikan, 27 shkurt 2013.
Vatikan, 27 shkurt 2013.
Papa Benedicti XVI po mban fjalimin e fundit para audiencës. Më shumë se 100,000 njerëz janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për t’i thënë atij lamtumirë.

Benedicti do të heqë dorë nesër nga të gjitha detyrat e Papatit, duke u bërë papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.

Lideri 85-vjeçar i Kishës Katolike ka thënë se largohet nga posti për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Vatikani ka thënë se Benedicti do të vazhdojë të veshë rrobat e bardha dhe do të quhet “papa emeritus”.

Pasuesi i tij pritet të zgjidhet gjatë muajit mars.