E enjte, nëntor 27, 2014 Kosova 02:30

Lajmet

Hagel betohet si sekretar i Mbrojtjes

Chuck HagelChuck Hagel
x
Chuck Hagel
Chuck Hagel
Republikani Chuck Hagel u betua të mërkurën si sekretar i Mbrojtjes në administratën amerikane të presidentit Barack Obama, pas një lufte të hidhur në Senat për kandidimin e tij.

Nomini i tij u konfirmua të martën në Senat me vetëm katër vota kundër. Republikanët kanë vënë në pikëpyetje seriozisht mbështetjen Hagelit për Izraelin dhe duke sugjeruar se ai ishte shumë i gatshëm për kompromis me Iranin.

Hagel një ish-senator republikan për Nebraskan dhe veteran i dekoruar i luftës në Vietnam, është pasues Leon Panetas, i cili po largohet pas katër viteve nga posti i drejtorit të CIA-s dhe shefit të Pentagonit.

Hagel tani përballet me një shkurtim të buxhetit për 46 miliardë dollarë, që do të godasë Departamentin e Mbrojtjes gjatë ditës së premte. Ky shkurtim do të mënjanohet vetëm në rast se arrihet një marrëveshje nga administrata Obama dhe Kongresi për të shmangur atë.