E enjte, prill 24, 2014 Kosova 18:09

Lajmet

Irani insiston t'i shes gaz Pakistanit

Foto nga takimi Khamenei ZardariFoto nga takimi Khamenei Zardari
x
Foto nga takimi Khamenei Zardari
Foto nga takimi Khamenei Zardari
Madhësia e shkronjave - +
Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei i ka thënë presidentit pakistanez se duhet vazhduar projekti 75 miliard dollarësh për ndërtimin e tubacionit i cili sjellë gazin iranian në vendin e tij.

Zyra Khameneit e ka cituar atë ti ketë thënë presidentit Asif Ali Zardari në Teheran: “Tubacioni i gazit Iran-Pakistan është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit Teheran-Islamabad dhe përkundër armiqësive, ne duhet kapërcyer këtë kundërshtimin me vendosmëri”.

Marrëveshja e tubacioni pritet të nënshkruhet gjatë vizitës së Zardarit në Teheran. Irani i ka ofruar Pakistanit që t’i shesë rreth 21.5 milion metra kub gaz çdo ditë nëpërmjet një tubacioni dhe gjithashtu t’i sigurojë një kredi prej rreth 500 milionë dollarë për ndërtimin e këtij tubacioni në pjesën pakistaneze.

Ky projekt ka pasur probleme në tërheqjen e investitorëve për shkak të kundërshtimeve të SHBA-ve.