E enjte, dhjetor 18, 2014 Kosova 17:20

Lajmet

Haga liron Perishiqin

Ish-shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.Ish-shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.
x
Ish-shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.
Ish-shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.
Tribunali i Hagës ka hedhur poshtë dënimin me 27 vjet burgim të ish-shefit të shtatmadhorëisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.

Gjykatësi Theodor Meron ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Perishiq akuzohej për ndihmesën dhe mbështetjen e vrasjeve dhe veprimeve çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në vitet 1990.

Me dënimin e shkallës së parë, në shtator të vitit 2011, atij i janë shqiptuar 27 vjet burgim.

Në aktgjykimin e shkallës së parë, prokuroria nuk është ankuar, duke thënë se dënimi është i pranueshëm, por Perishiq ka thënë se ndihma e tij logjistike për serbët në Bosnjë dhe Kroaci nuk mund të barazohet me ndihmën në krimet e luftës.

Gjykimi i Perishiqit ka nisur në tetor të vitit 2008.