Ndërlidhjet

Iran: Tërmeti vret 20, plagos 650


Iran - Kaki earthquake, Bushehr Province
Iran - Kaki earthquake, Bushehr Province
Të paktën 20 veta kanë vdekur dhe mbi 600 janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur të martën qytetin bregdetar Iranian Bushehr, pohojnë zyrtarët shtetëror.

Instituti Seizmologjik Iranian ka thënë se termeti prej 6.1 ballë rihteri ka goditur zonën lindore të shtetit rreth orës 16h20, sipas orës locale.

Guvernatori i krahinës Bushehr Fereydoon Hasanvand, i ka thënë televizionit shtetëror se të paktën 650 veta janë lënduar nga tërmeti, dhe që sipas të dhënave nga ekipet emergjente, ka dyshime se numri i viktimave do të rritet.

Në këtë krahinë gjendet edhe elektrana nukleare, e cila sipas guvernatorit nuk është prekur nga ky tërmet.

Kryeinxhinieri i elektranës nukleare, Mahmoud Jafari, u ka thënë medieve lokale se “asnjë protokol i sigurimit ose operativ nuk është thyer” nga tërmeti.

Në gusht të vitit të kaluar dy tërmete të njëpasnjëshme, prej 6.2 dhe tjetri prej 6.1 ballë të Rihterit, kanë prek pjesën veri-perëndimore të Iranit, duke lënë 300 të vdekur dhe mbi 3,000 të lënduar.

Ndërkaq në dhjetor të vitit 2000, qyteti jugor Bam, ishte demoluar pothuajse në tërësi, nga një tërmet që vrau 31,000 njerëz, dhe lëndoi qindra mija tjerë.

In December 2010, a big quake struck the southern city of Bam. It killed 31,000 people -- about a quarter of the population -- and destroyed the city's ancient mud-built citadel.

Dridhjet nga termeti i fuqishëm janë dëgjuar edhe në Bahrain, Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar panikë dhe evakuim të disa nga shumëkatëshet e atjeshme. (f.aliu)
XS
SM
MD
LG