Ndërlidhjet

Daçiq njofton Ashton se kreu detyrat e shtëpisë


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një bisedë me telefon me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe e ka njoftuar me vendimin që ka marr qeveria serbe, duke miratuar marrëveshjen që bëri me Prishtinën.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrisë serbe, thuhet se miratimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka qenë unanim nga kabineti qeveritar.

Për këtë vendim të sotëm, kryeministri serb ka njoftuar personalisht edhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Beograd, Vincent Deger, të cilit i ka dorëzuar letrën formale të miratimit të marrëveshjes bazë me Prishtinën nga ana e qeverisë së Serbisë.
XS
SM
MD
LG