Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Sipas njoftimit nga MPJ, Hoxhaj dhe Jacobson kanë biseduar për progresin e brendshëm në Kosovë, si dhe për fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Temë e bisedimeve ka qenë edhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Hoxhaj ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për kurorëzimin e suksesshëm të këtij procesi, ndërsa ambasadorja Jacobson ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për të.
Dy zyrtarët kanë diskutuar edhe për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës.