Ndërlidhjet

Thaçi takoi Kurzin dhe Llukshiqin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz.

Siç njofton kabineti i kryeministrit, në takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon, për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Po sot, Thaçi ka pritur edhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Igor Llukshiq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror midis dy vendeve, si dhe për procesin e integrimit evropian të tyre.
XS
SM
MD
LG