Ndërlidhjet

Putin: Të mos përshkallëzohet dhuna në Ukrainë


Vladimir Putini duke folur me telefon
Vladimir Putini duke folur me telefon
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në Ukrainë.

Këto komente ai i bëri gjatë bisedës telefonike me liderët kryesorë të Bashkimit Evropian, ka njoftuar Kremlini.

Me këtë rast, zoti Putin ka theksuar “rëndësinë e jashtëzakonshme të mos lejimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës dhe domosdoshmërinë për normalizim të shpejtë të situatës”, ka njoftuar sot Kremlini, pasi Putin kishte biseduar ndaras me telefon me kryeministrin e Britanisë, David Cameron, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron, tha sot se zoti Cameron i tha presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike, se Rusia duhet ta respektoj integritetin territorial të Ukrainës.

“Kryeministri ka theksuar se të gjitha vendet duhet ta respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, tha zëdhënësi britanik, dhe ka shtuar se “presidenti Putin është pajutar, duke u shprehur se ushtrimet ushtarake të Rusisë në rajon ishin planifikuar para situatës aktuale në Ukrainë”.
XS
SM
MD
LG