Operacioni i ushtrisë ukrainase në lindje të Ukrainës ka bërë që presidenti rus Vladimir Putin dhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, të zhvilloujnë një bisedë telenoike, përkitazi me situatën në Ukrainë.
Kremlimi ka njoftuar se presidenti rus Putin i ka thënë sekretarit të OKB-së, se Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojnë përdorimin e forcës nga ana e autoriteteve ukrainase në Ukrainën lindore.
“Pala ruse pret një dënim nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkësisë Ndërkombëtare në drejtim të veprimeve anti-kushtetuese të Ukrainës”, ka njoftuar Kremlini zyrtar.
Zyra e sekretarit Ban Ki-moon ka thënë në anën tjetër, se në bisedën mes sekretarit dhe presidentit rus, është diskutuar rreth situatës së paqëndrueshme në Ukrainën lindore.
“Sekretari i përgjithshëm ka nënvizuar se çfarëdo thellimi i krizës do të jetë i dëmshëm për të gjithë, prandaj, ka nevojë për tu punuar në stabilizimin e situatës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e OKB-së.