Ndërlidhjet

Jordania shkatërron automjete ushtarake të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim
Jordania ka bërë me dije se avionët e saj luftarakë i kanë sulmuar dhe shkatërruar disa automjete ushtarake që po përpiqeshin të kalonin nga Siria në Jordani.

Nuk janë dhënë detaje për numrin e automjeteve ushtarake që janë shkatërruar.

Ushtria e Jordanisë në një deklaratë të lëshuar ka bërë me me dije vetëm se avionët “Royal Air Force” sot kanë shkatërriar një numër të aumojeteve ushtarake.

Rreth 600 mijë refugjatë sirianë konsiderohet se gjenden aktualisht në Jordani.

Që nga fillimi i luftës në Siri, Jordania e ka shtuar prezencën ushtarake në kufi me këtë shtet, me qëllim të parandalimit të përhapjes së konfliktit.

Mbreti Abdullah ka bërë me dije se lufta në Siri dhe shtimi i numrit të ekstremistëve, janë shqetësimet kryesore të qeverisë së tij.
XS
SM
MD
LG