Ndërlidhjet

Rusia thotë se përdorimi i forcës mund ti rrezikoj bisedimet


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se nesër në Gjenevë do të mbahet takimi i planifikuar në mes të Rusisë, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Por sipas tij, përdorimi i forcës kundër serperatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore do të mund të rrezikoj bisedimet që janë planifikuar të mbahen gjatë të enjtes në Gjenevë.

Forcat ukrainase të sigurisë gjatë ditës së djeshme e kanë marrë nën kontroll një aeroport në lindje të Ukrainës.

Seperatistët pro-rusë në anën tjetër, kanë vazhduar të marrin ndërtesa zyrtare në nëntë qytete në lindje të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka paralajmëruar Ukrainën se është në prag të luftës civile.

Parlamenti ukrainas po diskuton sot në lidhje me situatën aktuale në Ukrainë, në një seancë me dyer të mbyllura.

Këshilli i sigurimit i OKB-së do të takohet gjatë ditës së sotme për të diskutuar në lidhje me të drejtat e njeriut në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG