Ndërlidhjet

Moti i keq pengon kërkimet në Korenë J.


Kore Jugore
Kore Jugore
Moti i keq, deti i trazuar dhe rrymat e forta janë duke penguar kërkimet për të mbijetuarit nga mbytja e anijes në Korenë e Jugut.

Shërbimet emergjente janë në kërkim të 287 personave, nga 475 sa kanë qenë në anije.

Autoritetet thonë se 179 njerëz janë shpëtuar.

Shumica e udhëtarëve kanë qenë njerëz të së njëjtës shkollë të mesme.

Nëntë njerëz janë konfirmuar të vdekur.

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, ka kërkuar nga shpëtuesit që të nxitojnë.
XS
SM
MD
LG