Ndërlidhjet

Yatsenuk s’ka “shpresa të mëdha” nga bisedimet në Gjenevë


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka thënë se nuk ka “shpresa të mëdha” për një rezultat pozitiv të bisedimeve ndërkombëtare për krizën në Ukrainë.

Yatsenyuk ka thënë se nuk i beson Rusisë. Ai ka akuzuar Moskën se bën përpkekje të përshkallëzojë edhe më tej situatën në lindje të Ukrainës, ku grupet pro-ruse kanë uzurpuar ndërtesat publike dhe janë konfrontuar me trupat ukrainase.

Yatsenyuk i ka bërë këto komente derisa në Gjenevë po zhvillohen bisedime midis ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, homologut të tij ukrainas, Andriy Deshchytsya, sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Qeveria e Ukrainës dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për nxitje të trazirave në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG