Ndërlidhjet

Prindërit në kërkim të vajzave të rrëmbyera në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim
Prindërit e disa prej vajzave të rrëmbyera nga një shkollë në verilindje të Nigerisë janë nisur në drejtim të një pylli, ku besohet se mbahen vajzat e tyre.

Një baba i ka thënë BBC-së se është i gatshëm të vdesë në pyll, në përpjekje për të liruar vajzën e tij.

Mbi 100 vajza janë rrëmbyer nga militantë të dyshuar islamikë, mbrëmjen e së hënës.

Ushtria ka thënë të mërkurën se shumë nga vajzat kanë ikur.

Megjithatë, zyrtarët lokalë dhe prindërit thonë se mbi 100 vajza janë ende të zhdukura.

Mendohet se militantët islamikë të grupit Boko Haram i kanë marrë ato dhe i kanë dërguar në zonat pyjore pranë kufirit me Kamerunin.

Grupi është duke zhvilluar një fushatë të përgjakshme për një shtet islamik në veri të Nigerisë.

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka shprehur shqetësim për gjendjen e vajzave.
XS
SM
MD
LG