Ndërlidhjet

Gjykatës në Hagë i kërkohet të hetojë krimet në Kiev


Ukrainë - foto ilustruese
Ukrainë - foto ilustruese
Qeveria e Ukrainës ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime që të hetojë vrasjet e më shumë se 100 njerëzve gjatë protestave pro-evropiane në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Gjykata me seli në Hagë ka thënë sot se ka pranuar një deklaratë nga Ukraina, e cila thotë se Kievi pranon juridiksionin e këtij institucioni mbi krimet e dyshuara, të kryera midis 21 nëntorit 2013 dhe 22 shkurtit 2014.

Duke pranuar juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime nuk do të thotë se hetimet do të nisin automatikisht.

Prokurorët tani do të vendosin nëse kanë prova të mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime heton krimet më serioze ndërkombëtare, përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.
XS
SM
MD
LG