Ndërlidhjet

Italia i jep statusin e refugjatit familjes së Ablyazovit


Mukhtar Ablyazov
Mukhtar Ablyazov
Italia u ka dhënë statusin e refugjatit gruas dhe vajzës së Mukhtar Ablyazovit, ish-kreut të njërës prej bankave më të mëdha të Kazakistanit, i cili kërkohet për vjedhje.

Anton Giullo Lana, avokat i gruas së Ablyazovit, Alma Shalabaeva, dhe vajzës së tyre, Alua, ka thënë se Qeveria e Italisë e njeh “frikën nga persekutimi” të Shabalaevas.

Shalabaeva dhe Alua janë kapur gjatë një bastisjeje në Itali, janë futur një një aeroplan dhe janë kthyer me forcë në Kazakistan. Ky incident, që ka ndodhur vitin e kaluar, ka shkaktuar skandal të madh në Itali.

Kazakistani u ka lejuar atyre të kthehen në Itali në muajin dhjetor, pas ankesave të Qeverisë italiane.

Ablyazov mbetet në paraburgim në Francë, ku përballet me ekstradim në Rusi dhe Ukrainë.

Ai është i kërkuar nga të dyja vendet nën akuzat për vjedhje masive.
XS
SM
MD
LG