Ndërlidhjet

Lirohen 4 gazetarët francezë, të marrë peng në Siri


Siri
Siri
Katër gazetarë francezë, të mbajtur peng në Siri për gati një vit, janë liruar.

Zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, ka njoftuar sot se gazetarët e liruar janë në “gjendje të mirë shëndetësore”.

Nuk është dhënë asnjë detaj për kushtet e lirimit të tyre.

Katër gazetarët janë mbajtur peng nga grupi rebel Shteti Islamik i Irakut dhe Levant qysh në qershor të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG