Ndërlidhjet

Shumica në lindje të Ukrainës, “kundër Rusisë”


Donetsk
Donetsk
Një sondazh në Ukrainë tregon se shumica e banorëve në rajonin lindor të Donjeckut, një qendër e protestave separatiste, nuk e duan bashkimin me Rusinë.

Sondazhi, i publikuar të dielën nga Instituti për Sociologji Ndërkombëtare i Kievit, thotë se 52.2 për qind e banorëve të anketuar kanë qenë kundër bashkimit me Rusinë, ndërsa 27.5 për qind kanë thënë se favorizojnë të udhëhiqen nga Kremlini.

Po sipas sondazhit., 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk e ndjejnë se të drejtat e tyre janë shkelur, ndërsa 66.3 për qind kanë thënë se janë kundër një ndërhyrjeje ushtarake të Rusisë.

Anketa është realizuar me 3,200 të anketuar.
XS
SM
MD
LG