Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Gazetari i njohur u arrestua për spiunim


Pamje nga kryeqyteti Baku në Azerbajxhan
Pamje nga kryeqyteti Baku në Azerbajxhan
Gazetari i njohur i Azerbajxhanit, Rauf Mirkadyrov, është arrestuar dje me të arritur në kryeqytetin Baku.

Avokati i gazetarit të arrestuar, Faud Agayev, tha sot se prokuroria e përgjithshme e ka akuzuar gazetarin Mirkadyrov për tradhti ndaj shtetit, e në mënyrë specifike për spiunim.

Avokati Agayev tha se klienti i tij po mbahet në një qendër arresti të Ministrisë për sigurinë kombëtare dhe nuk lejohen vizita deri më 22 prill.

Mirkadyrov, korrespondent i gazetës në gjuhën ruse, Zerkalo, ka shkruar artikuj kritikë për udhëheqjen në Turqi dhe Azerbajxhan, derisa ishte me seli në Ankara, gjatë disa viteve të fundit.

Gazeta Zerkalo është ankuar për vendimin e tërheqjes së akredimtimit për gazetarin Mirkadyrov, nga ana e autoriteteve të Turqisë, pa asnjë shkak, dhe e kanë urdhëruar atë që të largohej nga Turqia.
XS
SM
MD
LG