Ndërlidhjet

Twitter bllokon dy llogari në Turqi


Ilustrim
Ilustrim
Rrjeti Twitter i ka bllokuar dy llogari në Turqi, të cilat llogari i kanë shpërndarë akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Recpe Tayyip Erdogan dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ky veprim i rrjetit Twitter ka ardhur si rezultat i takimeve që janë mbajtur gjatë javës së kaluar në mes të përfaqësuesve të qeverisë turke dhe drejtuesve të rrjetit social Twitter.

Rrjeti Twitter me bazë në San Francisko, ka bërë me dije se e ka marrë këtë hap, duke u bazuar në urdhërin e gjykatës.

Dy llogaritë e bllokuara @Haramzadeler333 dhe @Bascalan, kishin publikuar sasi të mëdha të dokumenteve sekrete dhe përgjime të bisedave telefonike në të cilat përfshihet kryeministri Erdogan, familjen e tij dhe bashkëpunëtorë të tij, në skandale korrupsioni.

Pas publikimit të këtyre dokumenteve, Edogan i ka mbyllur rrjetin social Twitter dhe atë YouTube.

Këto rrjete janë bllokuar pak para mbajtjes së zgjedhjeve komunale në tërë Turqinë.

Në fillim të muajit prill, masa e ndalimit ndaj rrjetit Twitter është hequr pasi që Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se një gjë e tillë, e shkelë lirinë e shprehjes.

Kufizimet ndaj rrjetit YouTube në Turqi, vazhdojnë të qëndrojnë.
XS
SM
MD
LG