Ndërlidhjet

Arabia dënon pesë burra me vdekje


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Arabinë Saudite i ka dënuar të dielën pesë burra me vdekje për përfshirjen e tyre në sulmin vetvraës ndaj një kampi të përqendrimit të emigrantëve në Riad gjatë vitit 2003.

37 persona të tjerë janë dënuar me burgim prej 3 deri në 35 vite për ndihmën e dhënë gjatë sulmeve në Riadi, sulme të cilat ishin pjesë e një fushade të Al-Kaidës.

Qëllimi i kësaj kampanje, ishte që të destabilizohen marrëdhëniet në mes Arabisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Arabia e ka shkatërruar këtë grupacion ekstremist në vitin 2006 duke arrestuar rreth 11 persona dhe vendosur ata në burgje.

Pjestarët e mbetur të grupit të Al-Kaidës ishin larguar për në Jemen ku në vitin 2009 ata iu janë bashkuar militantëve islamik për ta formuar Al-Kaidëbn në Gadishullin Arabik.

Al-Kaida në Jemen konsiderohet se është lëvizja më e rrezikshme në botë.
XS
SM
MD
LG