Ndërlidhjet

Afganistan: Protestë kundër ekzekutimeve të afganëve në Iran


lustrim
lustrim
Grupet e të drejtave të njeriut dhe dijetarët fetarë në Afganistan, përmes një demonstrate, kanë shfaqur kundërshtimin e tyre në lidhje me ekzekutimin e shtetasve afgan nga Irani.

Aktivistët afganë dhe pleqtë e fiseve, gjithashtu kanë marrë pjesë në tubimin e mbajtur sot në provincën lindorë Khost.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë afgane që të ndihmoj qytetarët afganë që gjenden në vende të tjera.

Sipas grupit afgan, ekzekutimet nga ana e Irakut janë “të motivuara politikisht”.

Tubimi është mbajtur një ditë pasi që shërbimi afgan i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se gjashtë afganë janë ekzekutuar në Iran më 18 prill pasi që u dënuan për trafikim të narkotikëve.

Pjesëmarrësit në tubimin e sotëm, kanë bërë me dije se afganëve të arrestuar nga ana e autoriteteve iraniane, iu është mohuar e drejta që të kenë avokatë por edhe mbrojtja ndaj vetës së tyre.
XS
SM
MD
LG