Ndërlidhjet

Hyn në grevë një aktivist i dënuar i Bjellorusisë


Ilustrim
Ilustrim
Një aktivist i burgosur opozitar i Bjellorusisë, ka filluar një grevë urie për të protestuar ndaj arrestimit të tij.

Maksim Vinyarski nga lëvizja europiane e Bjellorusisë, është dënuar një ditë më parë me 12 vite burgim, për shkak të rezistencës ndaj policisë.

Vinyarski i tha Radios Evropa e Lirë, se qëllimi i dënimit ndaj tij, është që ai të izolohet dhe të mos merr pjesë në ngjarjen përkujtimore në Minsk për viktimat e Çernobilit, tubim i cili pritet të mbahet më 26 prill.

Vinyarski ka qëndruar 15 ditë prapa grilave për pjesëmarrjen e tij në një tubim pro-ukrainas, që është mbajtur në fund të marsit.
XS
SM
MD
LG