Ndërlidhjet

Serbi: Kanë filluar gërmimet në varrezën e dyshuar masive


Pamje nga gërmimet e sotme në Rundicë afër Rashkës në Serbi
Pamje nga gërmimet e sotme në Rundicë afër Rashkës në Serbi
Ekspertët i kanë filluar gërmimet në një varrezë masive në Serbi, ku besohet se gjenden trupat e pajetë të së paku 250 shqiptarëve, që janë vrarë nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-99.

Zyrtari i qeverisë së Serbisë i ngarkuar me këtë çështje,Velko Odalloviq, tha sot se gërmimi në fshatin Rudnicë afër Rashkës, në Serbi, do të zgjasë afro 60 ditë, raporton AP.

Para se të fillonte gërmimi është dashur të rrënohej një shtëpi.

Më se 10 mijë njerëz konsiderohet se janë vrarë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa qindra trupa të pajetë ishin transferuar në pjesën qendrore të Serbisë për t’i fsheur gjurmët e krimeve.
XS
SM
MD
LG