Ndërlidhjet

OSBE: Thirrje Rusisë të zbatojë marrëveshjen


Daniel Baer
Daniel Baer
Një diplomat i lartë amerikan ka fajësuar Moskën për moszbatim të Marrëveshjes së Gjenevës, e cila është arritur javën e kaluar dhe ka për qëllim qetësimin e krizës në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Daniel Baer, ka thënë se “Rusia duhet të jetë e angazhuar në mënyrë konstruktive në zbatimin e Marrëveshjes së Gjenevës”.

“Deri më tash nuk e kemi parë një gjë të tillë”, ka thënë Baer.

Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes, e cila përfshin çarmatosjen e grupeve të armatosura ilegale, duhet të marrë ditë dhe jo javë.

Bear i ka bërë thirrje Moskës që të bashkëpunojë me misionin e OSBE-së, i cili mbikëqyr marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG