Ndërlidhjet

Ukraina thotë se ka çliruar një qytet lindor


Policia e Ukrainës
Policia e Ukrainës
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se forcat e sigurisë kanë liruar një qytet lindor që ka qenë nën kontrollin e separatistëve të armatosur pro-rusë.

Ministria ka thënë se operacioni në preiferi të Sviatohirskut është zhvilluar të mërkurën dhe se nuk ka pasur të plagosur.

Sipas të njëjtit burim, policia tani patrullon në rrugët e qytetit.

Ministria e Brendshme ka thënë se Sviatohirsku ka “rëndësi strategjike” pasi ndodhet në kufirin e tre rajoneve të Ukrainës lindore – Donjeckut, Luhanskut dhe Kharkivit.
XS
SM
MD
LG