Ndërlidhjet

Ban: Miliona sirianë s’kanë qasje në ndihma


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se miliona sirianë nuk kanë ende qasje në ndihmat e huaja, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar dy muaj më parë.

Ban ka thënë se 3.5 milionë sirianë nuk kanë qasje në mallra dhe shërbime themelore, përfshirë kujdesin e duhur shëndetësor.

Ai ka fajësuar të gjitha palët në konfliktin sirian për problemin në fjalë, por sidomos qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

Në qytetin e Alepos, sipas OKB-së, janë vetëm 40 mjekë që u shërbejnë 2.5 milionë qytetarëve.
XS
SM
MD
LG