Ndërlidhjet

Lavrov pret zbatim të shpejtë të Marrëveshjes së Gjenevës


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se pret që Marrëveshja e Gjenevës të zbatohet me veprime konkrete në të ardhmen e afërt.

Më 17 prill, Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës, grupet e armatosura ilegale në lindje të Ukrainës duhet të çarmatosen dhe ndërtesat e uzurpuara publike të lirohen.

Duke folur në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Lavrov po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian se përdorin Ukrainën si “gur shahu në një lojë gjeopolitike kundër Rusisë”.

Komentet vijnë pak pasi presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka akuzuar Rusinë se injoron Marrëveshjen e Gjenevës.
XS
SM
MD
LG