Ndërlidhjet

OKB: Materiali atomik i zënë në Irak nuk paraqet rrezik


Selia e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë
Selia e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Vjenë

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e Kombeve të Bashkuara thotë se materiali atomik, i zënë nga militantët në Irak, nuk paraqet rrezik domethënës.

Kjo agjenci në përgjigjen e sotme dërguar agjencisë Reuters, tha se “në bazë të informacionit fillestar, ne besojmë se materiali i involvuar është i shkallës së ulët dhe nuk do të paraqes rrezik domethënës për sigurinë dhe për zgjerimin atomik”.

Iraku i ka njoftuar Kombet e Bashkuara, në letrën dërguar pardje, se “grupet terroriste” kanë konfiskuar materiale atomike, që përdoreshin për kërkime shkencore në universitetin e qytetit Mosul, në pjesën veriore të Irakut.

Në letër theksohet se janë zënë afro 40 kilogramë të bashkëdyzimeve të uraniumit.

Gjatë javëve të fundit, kryengritësit e Shtetit Islamik, që më parë njiheshin si Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant, kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriperëndimore të Irakut.

XS
SM
MD
LG