Ndërlidhjet

Kryediplomatët perëndimorë u bashkohen bisedimeve për Iranin


Vjenë
Vjenë

Ministrat e Jashtëm nga vendet perëndimore planifikojnë t’iu bashkohen bisedimeve në Vjenë midis Iranit dhe fuqive botërore, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të përhershme për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ata që do të udhëtojnë drejt Vjenës më 12 korrik përfshijnë sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, si dhe ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë.

Diplomatët thonë se edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe një zyrtar i lartë nga Ministria e Jashtme e Kinës mund t’iu bashkohen bisedimeve.

Fuqitë botërore duan që Irani të kufizojë aktivitetet bërthamore, për të cilat druajnë se kanë për qëllim krijimin e armës atomike.

XS
SM
MD
LG