Ndërlidhjet

Vdiq Tommy Ramone, bateristi i “The Ramones”


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Tommy Ramone, bashkëthemelues i grupit të muzikës “punk”, The Ramones ka vdekur në moshën 62 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej bashkëpunëtorëve të biznesi të Ramone.

Tommy Ramone ishte i vetmi pjesëtar i grupit që ishte ende gjallë.

Dave Frey, i cili punon për “Ramones Productions”, ka njoftuar se bashkëshortja e Tommy Ramone e ka thirrur në telefon dhe i ka thënë që Ramone ka vdekur të premtën.

Tommy Ramone, baterist, e ka bashkëthemeluar grupin në vitin 1974 në Nju Jork së bashku me këngëtarin Joey Ramone, basistin, DeeDee Ramone dhe gitaristin, Johnny Ramone.

Të katër pjesëtarët kishin mbiemra të ndryshëm, por për t’iu përshtatur grupit e kanë ndryshuar mbiemrin duke e bërë Ramone.

Ky grup ka influencuar një gjeneratë të tërë të këngëtarëve të muzikës rok me hitet e tyre, në mesin e të cilave ndër më të njohurat ishin, “I wanna be sedated” dhe “Blitzkrieg Bop”.

XS
SM
MD
LG