Ndërlidhjet

Putin e viziton Argjentinën


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur në Argjentinë, ndalesa e tretë e tij gjatë turneut në Amerikën Latine.

Putin do të takohet me presidenten, Cristin Kirchner, ndërsa pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale.

Putin ka arritur në Argjentinë pas një ndalese të shkurtër në Nikaragua dhe pas vizitës në Kubë.

Në Havana, Putini dhe presidenti kubanez, Raul Castro, kanë marrë pjesë në nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes dy vendeve, duke përfshirë edhe atë për eksplorimin e naftës në bregdetin e shtetit ishull të Kubës.

Rusia gjithashtu ja ka falur 90 % të borgjit që Kuba ja ka pasur Rusisë.

Të dy vendet, Kuba dhe Nikaragua, kanë qenë aleate të fuqishme të Bashkimit Sovjetik.

Nga Argjentina, Putini pritet të udhëtojë drejt Brazilit ku do të marrë pjesë në grupin e shteteve që janë në zhvillim e sipër, BRICS, më 15 dhe 16 korrik.

XS
SM
MD
LG