Ndërlidhjet

OKB: Të formohet qeveria irakiane


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kombet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Irakun që duhet sa më parë të formojë qeverinë e re sa më parë ndryshe rrezikon që të futet në kaos.

Parlamenti irakian, pritet mblidhet më 13 korrik në një seancë e cila e ka për qëllim që të zgjedhë qeverinë e re në një kohë kur kryengritja xhihadiste ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit.

I deleguari i OKB-së, Nickolay Mladenov, ka thënë sot se “dështimi që të vazhdohet tutje për të zgjedhur kryetarin e ri të parlamentit dhe qeverinë e re rrezikon që ta fut shtetin në kaos.

Seanca e mëparshme e parlamentit ka përfunduar në kaos, derisa ligjvënësit kërcënonin njëri tjetrin.

Prej asaj kohe, politikanët kurdë në Bagdad kanë anuluar pjesëmarrjen në qeveri në shenj proteste ndaj akuzave të kryeminstrit aktual Nuri al Maliki i cili ka thënë se kurdët janë duke i ndihmuar kryengritësit Sunni në pjesën veriore të Irakut.

XS
SM
MD
LG