Ndërlidhjet

BE: Shqyrtohen sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë


Pamje nga një pjesë e Brukselit
Pamje nga një pjesë e Brukselit

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të diskutuar lidhur me sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë, pas rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës.

Zyrtarë amerikanë dhe të BE-së thonë se ka dëshmi në rritje se aeroplani ishte rrëzuar nga kryengritësit prorusë, me ç’rast janë vrarë të 298 njerëzit në të.

Nga ana tjetër, separatistët prorusë, që e kanë kontrollin ndaj territorit ku është rrëzuar aeroplani, janë pajtuar që trupat e pajetë të udhëtarëve të dërgohen në qytetin Harkov në Ukrainë me tren.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se provat në vendin e rrëzimit ishin dëmtuar “në përmasa industriale”, si pjesë e fshehjes së qartë.

XS
SM
MD
LG