Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen policët që i hetuan ministrat për korrupsion


Pjesëtarë të policisë së Turqisë
Pjesëtarë të policisë së Turqisë

Në Turqi janë arrestuar një duzinë policësh, që ishin të involvuar në hetimin e korrupsionit, me ç’rast ishin në shënjestër katër ish-ministra qeveritarë dhe disa nga të afërmit e tyre.

Arrestimet janë bërë sot herët në mëngjes në 22 provinca të Turqisë. Raportohet për më tepër se 50 policë ose ish-policë të arrestuar.

Shumica e oficerëve të arrestuar më herët ishin shkarkuar nga postet e tyre në kuadër të spastrimit nga qeveria, në fillim të këtij viti.

Ndër të arrstuarit është edhe Omer Kose, ish-shef i një njësiti antiterror në Stamboll.

Mediat e udhëhequra nga shteti raportojnë se të arrestuarit e sotëm janë të dyshuar për formim të bandës ilegale ose përgjimit ilegal, dhe mashtrimit.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pretenduar se dyshimet për korrupsion, të cilat i detyruan disa ministra të paraqesin dorëheqje, ishte pjesë e komplotit të përpjekjeve të policisë dhe të tjerëve, të cilët janë mbështetës të një kleriku të moderuar islamik, që e ka selinë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG