Ndërlidhjet

Putini kundër përforcimeve të NATO-s


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar kundërshtimin e tij kundër forcimit të forcave të NATO-s në afërsi të kufirit me Rusinë.

Duke folur në seancën e Këshillit të Sigurisë në Moskë, Putin ka thënë se Rusia duhet të reagojë në mënyrë të duhur dhe proporcionale ndaj lëvizjeve të NATO-s,. Megjithatë, ai ka shtuar se momentalisht nuk sheh ndonjë kërcënim të drejtpërdrejt ndaj integritetit territorial të Rusisë.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave për të zvogëluar varësinë e ekonomisë kombëtare dhe sistemit financiar ndaj faktorëve të jashtëm.

Putini iu ka bërë thirrje qeverive perëndimore që kanë marrëdhënie të mira me qeverinë e Ukrainës për të përdorur ndikimin e tyre që të bindin Kievin për të ndaluar operacionet ushtarake në lindje të Ukrainës.

Ai ka thënë se Rusia do të përdor ndikimin e saj ndaj separatistëve për të lejuar hetimin e plotë të rrëzimit të aeroplanit malajzian.

XS
SM
MD
LG