Ndërlidhjet

Forbes: Robert Downey Jr, aktori më i paguar


Aktori amerikan, Robert Downey Jr
Aktori amerikan, Robert Downey Jr

Robert Downey Jr, ylli i filmit të njohur, “Iron Man” dhe “The Avengers” është aktori më i paguar në Hollywood, me fitime që arrijnë 75 milionë dollarë.

Të dhënat e Forbesit tregojnë se ky është viti i dytë më radhe që Downy Jr. del të jetë më i paguari nga aktorët.

49 vjeçari ka fituar shumicën e parave të tij prej qershorit të vitit të kaluar deri në qershorin e këtij viti nga pjesa e tretë e filmit “Iron Man”.

Ky film ka fituar 1.2 miliardë dollarë nëpër kinematë e botë duke i siguruar kështu aktorit pozitën e më të paguarit në Hollywëood.

XS
SM
MD
LG