Një gjykatë indoneziane e ka dënuar një francez me 15 vjet në burg për kontrabandimin e metamfetaminës në ishullin turistik të Balit.
Francois Jacques Guily, është arrestuar në janar kur ka arritur në aeroportin e Ngurah Rai pasi zyrtarët doganorë ja kanë gjetur dy pako të plastikës me 3 kg të këtij lloji të drogës në valigjen e tij.
Një gjykatës i qarkut Denpasar gjithashtu e ka dënuar francezin 49 vjeçar me 870 mijë dollarë apo në vend të kësaj të bëj burg edhe tre muaj shtesë.
Indonezia ka ligje shumë strikte kundër drogës ndërsa kontrabanduesit e dënuar të drogës shpesh ekzekutohen.
Më shumë se 140 persona janë në pritje të ekzekutimit, shumica për krime që kanë të bëjnë me drogën.
Rreth një e treta e tyre janë të huaj.