Ndërlidhjet

Papa Francesku, Qytetar Nderi I Tiranës


Papa Françesku (ARKIV)
Papa Françesku (ARKIV)

Këshilli Bashkiak I Tiranës ka vendosur t’I japë titullin Qytetar Nderi Papa Françeskut.

Në motivacionin e dhënies së këtij titulli shkruhet:“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare , i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.”

Atit të Shenjtë I jepet ky titull në prag të vizitës së tij në Tiranë në shtator të këtij viti.

Gjithashtu bashkia e kryeqytetit shqiptar çeli një fond për rindërtimin e sheshit “Nënë Tereza”, ku Papa Françesku do të mbaje meshën e shenjtë.

XS
SM
MD
LG